IHMK-ja paralajmëron: Situata nuk është stabile, sot dhe gjatë dy ditëve në vijim pritet të ketë reshje shiu - NACIONALE

IHMK-ja paralajmëron: Situata nuk është stabile, sot dhe gjatë dy ditëve në vijim pritet të ketë reshje shiu

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka paralajmëruar se sot edhe gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të ketë reshje shiu me intensitet të lartë dhe mund të shkaktojnë vërshime.

IHMK-ja ka thënë se situata nuk është stabile.

“Të nderuar, situata e përgjithshme Hidrometeorologjike ditëve të fundit është jo stabile, si pasojë e reshjeve të shiut të përcjellura me stuhi lokale me breshër dhe erëra të forta, duke shkaktuar edhe vërshime të shpejta sidomos të disa rrjedhave ujore me karakter malorë (rrëket, prrocakt etj).” – thuhet në paralajmërimin e tyre.

“Situata e përgjithshme hidrometeorologjike në vend akoma nuk është stabile, ngase edhe sot dhe gjatë dy ditëve në vijim pritet të ketë reshje shiu vende vende me ingensitet më të lartë, të cilat mund të paraqesin potencial për bllokim të sistemeve të kanalizimeve, mbyllje të pusetave, shembje të dheut dhe drunjëve, shkarkime rrufesh etj.” – thuhet ndër të tjera.

Njoftimi i plotë:

Lajme të ngjashme