“I vrava sepse desha” – Autori i krimit makabër në Tiranë nuk pendohet - NACIONALE

“I vrava sepse desha” – Autori i krimit makabër në Tiranë nuk pendohet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dan Hutra, i cili vrau tre gra në Tiranë, ka dëshmuar në polici se nuk është penduar për krimin e trefishtë.

“S’jam penduar. I bëra se desha.”, mësohet të ketë thënë autori para uniformave blu, bëjnë me dije burime për Abc Neës. Hutra u arrestua pas disa orësh që ndodhej në kërkim nga policia.

Raportimi i mediave në Shqipëri:

Në fillim, Hutra ka plagosur me thikë 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në Astir. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, është larguar me mjetin tip “Benz”, të cilin e kishte marrë me qira dhe rreth orës 12:35 minuta ka shkuar në rrugën “Rustem Haklaj” në Kodër-Kamzë, te banesa e ish-bashkëjetueses së tij.

Aty ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, autori ka lëvizur drejt Kamzës dhe ka ndaluar tek banesa e Etleva Kurtit duke e vrarë me armë zjarri. Dan Hutra është person me precedent të theksuar kriminal pasi rezulton i dënuar në vitin 2003, me 2 vjet burgim për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Në vitin 2009, ai është dënuar me 16 vjet burgim për vrasje me paramendim, në vitin 2021 është arrestuar për vjedhje banesash nga policia e Durrësit dhe po në vitin 2022 është arrestuar për tentativë vjedhje banesash. Gjithashtu, ky shtetas më 16 qershor 2022 është arrestuar për dhunë ndaj ish bashkëjetueses së tij.

Lajme të ngjashme