"I shpëtuam 15 policë nga më e keqja", Muharremi: I paskemi dërgu policët në veri me i mbytë
Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar deklaratën e komandantit të KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, i cili ka thënë se në veri kanë shpëtuar 15 policë të Kosovës nga më e keqja.
Muharremi ka vlerësuar se jo tregon një fakt të tmerrshëm nga institucionet e Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo deklaratë tregon se institucionet e Kosovës i kanë dërguar policët me i mbytë.
“Kështu ka deklaruar gjenerali i KFORit. "Mos të kishim qenë ne, turmat kanë pas plan me i masakru policët" tanë. Nuk e them unë, po thotë njeriu më kompetent. Nuk po du me besu që është e vërtetë kjo. Ne dmth i paskemi dërgu policët tanë me i mbytë atje, pa forcë proporcionale të nevojshme dhe teknikisht të papërgatitur. As inteligjencë të duhur nuk paskemi pasur”, ka shkruar Muharremi.
Ai ka vlerësuar se sundimi i ligjit në atë pjesë të vendit nuk shtrihet kështu.
“Ministrat e kryeministri nëpër hotele e xhipa të zi, e kanë siguru vehtën mirë nga Prishtina. Policët në zjarrë i paskemi qu. Nuk po çuditem, se edhe kur na rrëmbyen tre policët tanë, u ekspozuan shumë gjëra. Ishim të papërgatitur edhe atje. E lam kufirin e rrugët hapur pa mbrojtje në duar të ujqëve e armiqëve, askush nuk mbeti për të ruajtur dhe siguruar rendin e sundimin e ligjit. Kishim pas dërguar policë me gjendje të vështirësuar shëndetësore. Me paisje jo të duhura. Me pashteta. Kumedijt a kanë pasur ujë. Sundimi i ligjit dhe drejtësia nuk shtrihen kështu”, ka shkruar Muharremi.