I moshuari rrëfen tmerrin e vërshimeve: Gjithë natën në ujë kemi qenë, shyqyr që s`na mbyti rryma - NACIONALE

I moshuari rrëfen tmerrin e vërshimeve: Gjithë natën në ujë kemi qenë, shyqyr që s`na mbyti rryma

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dje në Kosovë janë vërshuar dhe përmbytur disa komuna në Kosovë.

Një nga komunat që është përmbytur ku edhe janë shkaktuar shumë dëm materiale është edhe ajo e Klinës.

Isuf Berisha, një banor i komunës së Klinës, në një prononcim për Kallxo.com, ka treguar për situatën e krijuar në atë zonë ku banon ai.

Ai ka thënë se edhe shtëpia e tij është përmbytur dhe është e tëra e mbuluar nga uji.

Me sallon me kuzhinë, me të gjitha na ka bërë dëm. Vetëm robt që kemi shpëtu. Kur më kanë ba mu za, krejt ujë këtu o kanë. Me shpëtu këtu skemi mujt kurgjo. U tutshin fëmijët. Në katin e tretë kemi qendru gjithë natën të zgjuar. Kam shkuar të kryetari, më kanë thënë se nuk e kemi për detyrë këtë punë, thash qysh se keni për detyrë, bile ndonjë patrollë e policisë me dal në vendin e ngjarjes se me shiku se a kanë shpetu njerëzit a është mbyt dikush. Askush nuk na ka ardh tek dera deri tash”, ka thënë tutje Berisha për Kallxo.com

Ai tutje tha se për ta është dëm i madh kjo që është krijuar.

Gjithë natën në ujë kemi qenë. Shyqyr që nuk na mbyti rryma, se ka qenë problem edhe puna e rrymës. Qishtu kemi mbetë, as skemi zjarrë as asgjë”, ka thënë tutje ai.

Berisha, teksa shihet me lotë në sy, kërkon ndihmën nga Zoti për këtë situatë që ka ndodhur.

Inshallah Perendia na ndihmon se njëherë nuk ka asgjë. Mirëpo masi shpetuam ne, shpetuan edhe fëmijët, malli nuk është asgjë”, ka përfunduar ai.

Lajme të ngjashme