Dëmtohet ura në Aqarevë të Skënderajt, Lushtaku: Po i marrim të gjitha masat - NACIONALE

Dëmtohet ura në Aqarevë të Skënderajt, Lushtaku: Po i marrim të gjitha masat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportohet se një urë në Aqarevë të Skenderajt është prishur dhe si pasojë ka pamundësuar lëvizjen e qytetarëve në atë zonë.

Zëdhënësi i Komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku, në një prononcim për Nacionale ka thënë se është e vërtetë që ura është prishur, mirëpo qytetarët mund të lëvizin fizikisht, përveç makinërive.

Ai ka thënë se për ata që nuk kanë mundësi të kalojnë në atë urë me makinat e tyre, kanë marrë iniciativën për t’i pajisur me gjëra ushqimore dhe gjëra të tjera të nevojshme.

Ne jemi në teren që nga dje. Të gjitha ekipet janë në teren. Është e vërtetë ka dëmtime në Aqarevë edhe në ura edhe në Llaushë gjithashtu dhe ështe e pamundur me kalu në to. Ne i kemi marrë të gjitha masat për me i ndihmu qytetarët që kanë mbetur dhe nuk mundem me qarkullu me makinëritë e tyre që me i furnizu me gjëra që kanë nevojë dhe me ushqime. Me makina nuk munden me kalu mirëpo fizikisht po”, ka thënë Lushtaku.

Portali Drenica Sot, ka publikuar disa fotografi të kësaj ure, ku shihet së ajo është e ndarë.

Lajme të ngjashme