I mitur e plagos aksidentalisht me armë një të mitur tjetër në Mitrovicë - NACIONALE

I mitur e plagos aksidentalisht me armë një të mitur tjetër në Mitrovicë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është plagosur një djalë i mitur në Mitrovicë.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, i mituri është plagosur aksidentalisht nga një i mitur tjetër.

Në vendngjarje është gjete dhe konfiskuar një revole e llojit Zastava” – thotë PK-ja.

Raporti i plotë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Mitrovicë. 26.08.2023-06:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i mitur, aksidentalisht ka plagosur me armë zjarrit viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Në vendngjarje është gjete dhe konfiskuar një revole e llojit Zastava. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme