I humbi nëntë mandate, Kurti: Vazhdojmë të punojmë, kemi shtet për krejt
Albin Kurti i Vetëvendosjes deri tash e ka bilansin e humbjes nëntë mandate.
Përmes një shkrimi në Facebook ai falënderoi votuesit e vet për votën e dhënë.
Ai shkroi se “padyshim kemi shtet për krejt.”
Postimi i plotë:
Për dhjetë ditë të fushatës kemi mbajtur mijëra aktivitete, tubime e takime cep më cep të Republikës sonë.
Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët që na pritën krahëhapur dhe pa asnjë hezitim e me të cilët ndamë përvojat dhe nevojat që kanë për të ecur edhe më shumë përpara.
Ndonëse numërimi i votave ende nuk është përfunduar, unë falënderoj secilin votues, në Kosovë e mërgatë, që përmes zgjedhjeve demokratike, doli për të votuar dhe shprehu vullnetin e tij përmes votës.
Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshim kemi shtet për krejt.
Ju faleminderit!