I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Kosova dhe Serbia duhet ta çojnë përpara zbatimin e Ohrit - NACIONALE

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Kosova dhe Serbia duhet ta çojnë përpara zbatimin e Ohrit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një intervistë për DWgjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, i ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që duhet të çojnë përpara zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Sarrazin ka thënë se qëllimi është që Ballkanin Perëndimor të integrohet në Bashkimin Evropian.

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka thënë se qasaj e Gjermanisë në aspektin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, është që të Marrëveshja e Ohrit të çohet përpara dhe zbatimin e saj.

Ai ka shprehur mbështetje të plot ndaj emisarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, pavarëisht se Lajçaku kritikohet në Kosovë për qasje të njëanshme dhe jo të barabartë.

Megjithatë ai beson se dritarja për dialogun edhe nuk është mbyllur.

Së pari duhet thënë se dritarja nuk është mbyllur ende. Ne kemi të dërguarin e posaçëm të BE, Miroslav Lajcak, i cili punon, ai ka një agjendë dhe do që të arrijë zbatimin dhe implementimin e Ohrit. Dhe qasja jonë është që ta mbështesim atë dhe të bëjmë gjithçka, që kjo dritare të shfrytëzohet, të cilën Miroslav Lajcak e plotëson tani. Ai është shumë aktiv dhe kjo është qasja jonë. Më duket se nuk ka kuptim të mendosh shumë, se çfarë do të vijë paskëtaj. Ne jemi për Ohrin dhe duam që të dyja palët ta çojnë përpara zbatimin e Ohrit dhe mendoj se kjo është vendimtare. Unë shoh në të dyja palët se politika e brendshme do të bëhet një faktor i rëndësishëm. Dua ta them në mënyrë eksplicite; e ardhmja e të gjithë rajonit është në BE dhe kjo duhet të qëndrojë nganjëherë mbi politikën e brendshme.” – ka thënë ai.

Ai është pyetur se a ka pasur ndonjë lajm pozitiv gjatë bisedave me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq që ishin në konferencën në Myhih

Si Vuçiç ashtu edhe Albin Kurti ishin në Mynih. Ka ndonjë lajm pozitiv pas bisedimeve me këto dy politikanë për t`u treguar apo ndonjë shenjë shprese? Pati ndonjë impuls për të cilin mund të thuhet se po ndodh diçka?” – u pyet ai nga DW.

Jo diçka për cilën unë mund të flisja këtu. Por një gjë mund të dihet me siguri, se qeveria gjermane mbetet e angazhuar për të bërë gjithçka, në mënyrë që këtu së shpejti të këtë përparim.” – u përgjigj Sarrazin.

Tutje, ai ka thënë se ka thënë se Ballkani Perëndimor është tema më e dytë për nga rëndësia pas Ukrainës dhe për këtë arsyet, Konferenca e Mynihit u fokusua më shumë në luftën në Ukrainë.

Unë besoj se secili e di, që ne ndodhemi në një fazë, kur lufta në Ukrainë, çështja e rendit të ardhshëm botëror, zgjedhjet në SHBA dhe Trumpi, duket se qëndrojnë në plan të parë një herë për një herë. Besoj se nuk duhet të harrojmë, se në të gjitha këto çështje aftësia strategjike e Evropës për ta zhvilluar pozitivisht Ballkanin Perëndimor, do të jetë vendimtare për pyetjen, nëse do të na marrin seriozisht në çështjet e tjera. Sigurisht që nga BE kërkohet që të furnizojë Ukrainën, por tema së paku e dyta për nga rëndësia është Ballkani Perëndimor. Nëse atje kapaciteti i BE nuk funksionon në mënyrë adekuate, si mund të na marrë seriozisht dikush shumë, shumë larg nesh, në konkurrencën globale për çështjet e mëdha botërore.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme