I dëmtohet vetura gruas boshnjake në veri, policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka njoftuar për një incident kriminal në veri të Kosovës.
Në njoftimin e PK-së thuhet se një femër boshnjake është ankuar për dëmtimin e veturës së saj në lagjen e Boshnjakëve të Mitrovicë të Veriut.
“DËMTIM APO ASGJËSIM I PASURISË
Lagjja e Boshnjakëve, Mitrovicë Veri 06.09.2024 – 13:00-17:15. Ankuesja femër boshnjake ka raportuar se i është dëmtuar vetura e saj të cilën e ka pasur të parkuar. Rasti në procedurë hetimore” – ka njoftuar PK-ja.