I bllokuar në zyrë, raportohet se kryetari i Leposaviqit do ta kalojë natën në objektin e komunës - NACIONALE

I bllokuar në zyrë, raportohet se kryetari i Leposaviqit do ta kalojë natën në objektin e komunës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Situata në veri ende nuk është qetësuar, pas tensioneve të ditëve të fundit.

Klan Kosova raporton se Lulzim Hetemi, kryetar i Leposaviqit, ende është i bllokuar në objektin e kësaj komune.

Sipas këtij mediumi, z. Hetemi ka filluar punën në ora 6:30 të mëngjesit. Duke u bazuar në burimet e saj, Klan Kosova raporton se Hetemi është në objektin e Komunës së Leposaviqit bashkë me vëllain e tij dhe se ai do ta kalojë natën në object, pasi ende nuk ka arritur të dalë nga aty.

Lajme të ngjashme