Hyseni: Sot u bë e qartë që Asociacionin e bën Albin Kurti, të bëhemi bashkë për të kundërshtuar
Aktivisti i PSD-së, Zgjim Hyseni, ka vlerësuar se fjalimi i kryeministrit Albn Kurti në Kuvend tregon se ai do ta formon Asociacionit e Komunave me Shumicë Serbe.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kushtet që Kurti i ka përmendur për formimin e Asociacionit nuk janë serioze.
Sipas tij, kur Kurti thotë nuk ka asociacion monoetnik, ai po thërret që duhet t’i ndërrohet emri.
“Kryeministri i Asociacionit. Direkt nga foltorja e Kuvendit, kryeministri e shpalli planin. Edhe për skeptikun e fundit, sot u bë e qartë që asociacionin e bën Albin Kurti. Por paska vendosur kushte për formimin e Asociacionit. Dhe kushtet që na i paska! Kur ky thotë njohja si kusht, e ka fjalën për planin franko-gjerman. Kur ky thotë nuk ka asociacion monoetnik, po thërret që duhet t’i ndërrohet emri. Kjo është mënyra e tij e operimit. Nuk ka vend për befasi. Logjika doli zhveshur”, ka shkruar Hyseni.
Ai ka bërë thirrje për organizim të protestave.
“Plani dhe asociacioni u pranuan, kryeministër cila është dita e nënshkrimit? Tregoje datën! Ftojmë të gjithë ata që janë kundër Asocaiacionit të bëhemi bashkë në organizimin e protestave. Kundërshtimi dhe organizimi janë në horizont.”, ka shkruar ai.