Hyseni: Ministria e Jashtme ka dështuar për ta kundërshtuar fushatën e egër të Serbisë për çnjohje
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni, duke folur për pretendimet e Serbisë se i ka bindur disa shtete t’i tërheqin njohjet e Kosovës, ka thënë se shteti ynë po dështon që ta kundërshtojë këtë fushatë të Serbisë.
Hyseni e ka kritikuar ministrinë e Jashtme të Kosovës, duke thënë se është duke bërë diplomaci të fjetur.
“Nëse ministria e Punëve të Jashtme ka deklaruar kështu, unë nuk shoh asnjë arsye që të mos i besojmë sepse revokimi i një njohjeje nuk mund ta mbahet sekret. Në ndërkohë që MPJ-ja ka dështuar totalisht për ta kundërshtuar këtë fushatë të egër të Serbisë”, tha ai në Klan Kosova.
Hyesni e ka quajtur ‘anemike” diplomacinë.
“Për fat të keq ne kemi një MPJ tërësisht anemike, duke filluar nga presidentja e vendit e deri te nivelet më të ulëta të diplomacisë së Kosovës”, tha Skender Hyseni.
