Hykmete Bajrami reagon pas raportimit të Nacionales: Duhen veprime të shpejta - NACIONALE

Hykmete Bajrami reagon pas raportimit të Nacionales: Duhen veprime të shpejta

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas raportimit të Nacionales për nisjen e hetimeve lidhur me tenderët sekrertë.

Bajrami ka shkruar në rrjete sociale se duhen veprime të shpejta hetimore për ta ndalur korrupsionin.

“Lajm i mirë nisja e hetimeve për tenderët njëburimor Nisja e hetimeve për tenderët njëburimor është sinjal i mirë se kushdo që prek paratë e qytetarëve përballet me ligjin. LDK do të vazhdojë denoncimin e secilit tender, secilit veprim korruptiv të Qeverisë”, ka shkruar Bajrami.

“Duhen veprime të shpejta të drejtësisë për të ndalur korrupcionin përmes keqpërdorimi të dëtyres zyrtare, dëmtimit të buxhetit të shtetit dhe dëformimit të konkurrencës së drejtë në treg. Janë mbi 890 kontrata në vlerë mbi 240 milionë euro të dhëna me negocim të drejtpërdrejtë. Kjo është e papranushme!”, ka theksuar ajo.

Nacionale ka raportuar pak më herët nga burime të sigurta se Prokuroria Speciale po i heton të gjithë tenderët sekret, ku dyshohet se ka pasur korrupsion.

Lajme të ngjashme