Humbja e betejës me PDK-në për tubimin në “Skënderbe”, VV-ja sulmon ashpër PZAP-në dhe Supreme - NACIONALE

Humbja e betejës me PDK-në për tubimin në “Skënderbe”, VV-ja sulmon ashpër PZAP-në dhe Supreme

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Pasi humbi betejën në të gjitha instancat me PDK-në për rezervimin e sheshit “Skënderbe” për tubimin përmbyllës elektoral, VV-ja ka dal më një reagim.

Aty ajo ka sulmuar instancat gjyqësore që kanë vendosur për këtë çështje.

Sipas partisë së Kurtit, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme u bënë vegla e bllokimit të sheshit "Skënderbeu", duke ia mohuar VV-së të drejtën për tubim.

“Partia Demokratike e Kosovës ka dërguar kërkesë për sheshin më 30 prill. Dhjetë ditë para se të ekzistonte organi që jep leje për tubime — Komisioni Komunal i Zgjedhjeve. Dhe tash kjo kërkesë po trajtohet sikur është leje e fituar. Lëvizja VETËVENDOSJE! ka vepruar saktësisht sipas ligjit. Ka kërkuar leje më 8 maj, ditën kur Komisioni Komunal i Zgjedhjeve u konstituua zyrtarisht në Prishtinë. Pra, e para që ka kërkuar leje nga organi kompetent”, ka thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme