Humb jetën edhe personi i dytë nga aksidentit fatal në rrugën Kaçanik-Ferizaj
Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka vdekur edhe presoni i dytë në aksidentin në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, viktima kishte pësuar lëndime në aksident dhe ka ndërruar jetë në QKUK ku po trajtohej.
“Më datë 18.11.2023 rreth orës 21:00 është konfirmuar se viktima e lartcekur ka ndërruar jetë.” – thuhet në raport.
Raporti i plotë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Magjistralja Fusha e Pajtimit-Kaçanik,17.11.2023-21:06. Më datën dhe kohën e lartcekur, viktima femër kosovare kishte pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku dhe ka qenë duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së. Më datë 18.11.2023 rreth orës 21:00 është konfirmuar se viktima e lartcekur ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
