Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e mbrëmshëm në Kaçanik, ku ka vdekur një persona dhe janë lënduar disa të tjerë.
Në raportin 24 orësh të policisë është thënë se në këtë aksident trafiku janë përfshirë tri automjete.
Sipas raportit, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Kaçanik 17.11.2023-21:06. Raportohet për një aksident trafiku në mes tri automjeteve civile me targa vendore, me ngasë meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekje prurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar (njëri nga drejtuesit), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar katër persona tjerë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimë është dërguar në IMl për Obduksion”, është thënë në raportin e Policisë së Kosovës.