Hoxhaj: Veriu i Kosovës sot është një humnerë politike, është rrënuar gjithçka
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovë për situatën në veri.
Në seancën e sotme parlamentare, ku po zhvillohet interpelanca parlamentare ndaj kryeministrit Albin Kurti, ai ka thënë se veprimet e Qeverisë kanë qenë të dëmshme për atë pjesë të vendit.
Ai ka thënë se sita në veri është një humnerë politike.
“Është humnerë politike, ku komuna e Kosovës sot janë pa kryetar, asambletë pa këshilltarë, ku stacione e policisë pa policë, dhe gjykata janë pa prokurorë e pa gjyqtarë”, ka thënë ai.
Sipas tij, datat 5 nëntor është ora më e erret e histerisë së shtetit të Kosovës.
“Aktualisht kur ne po bisedojmë nuk ka as institucione, as proces politik për t`i krijuar ato. Me vjen keq, por duhet ta them, data 4 dhe 5 nëntor është ora me e keqe e historisë moderne te shteti të Kosovës, ku çka kemi ndërtuar nga viti 2008 është shembur me 4 ose 5 nëntor”, ka thënë Hoxhaj.