Hoxhaj: Tërheqja e njohjeve ka ndodhur dhe do të ndodhë, Serbia po bën fushatë të egër ndaj Kosovës - NACIONALE

Hoxhaj: Tërheqja e njohjeve ka ndodhur dhe do të ndodhë, Serbia po bën fushatë të egër ndaj Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar se çnjohjet ndaj Republikës së Kosovës do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Ai ka treguar se po ndodh për shkak të fushatës së egër që Serbia ka ndërmarr ndaj Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka kritikuar Qeverinë e Kosovës që nuk e ka marrë seriozisht këtë çështje.

Tërheqja e disa njohjeve ka ndodhë dhe mjerisht do të ndodhë, sepse Serbia po i bënë fushatë të egër Kosovës kudo, ndërsa askush nga Qeveria Kurti as nuk i viziton shtetet që kanë njohur pavarësinë, as nuk mbajnë komunikim të rregullt diplomatik me këto vende, as nuk i thërret në telefon askush, as nuk e dijnë se ku gjenden në hartë, çfarë flamuj kanë ose si quhen kryeqytetet e tyre! Nuk kanë as strategji, as plane në këtë luftë diplomatike kundër Serbisë, por dorëzim dhe nënshtrim të plotë ndaj saj!”, ka shkruar Hoxhaj.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet ta tregojë numrin e çnjohjeve.

Sa kam qenë ministër i jashtëm, zyrtarisht Kosovën e kishin njohur 115 shtete. Sot, qeveria duhet të sqarojë nëse Kosovës i janë hequr disa njohje! Ka të bejë me interesin vital të Kosovës dhe përgjegjësinë e mbajnë Presidentja, Kryeministri dhe ministrja e jashtme për këtë dështim!”, ka vlerësuar Hoxhaj.

Lajme të ngjashme