Hoxhaj takon mbështetësit në Suharekë dhe Rahovec: Jehona e fitores së PDK-së po përhapet gjithandej
Enver Hoxhaj, kandidat i PDK-së për deputet, ka vazhduar takimet me qytetarët në kuadër të fushatës së tij për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në Opterushë dhe Zoqishtë të Rahovecit, ai ka prezantuar planin e tij për një Kosovë më të mirë, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit ekonomik, përmirësimit të arsimit dhe forcimit të institucioneve shtetërore.
"Në Opterushë e Zoqishtë të Rahovecit, prezantova planin për Kosovë më të mirë! Me mbështetësit e PDK-së, bashkë për Kosovën!" , ka shkruar Hoxhaj.
Ndërsa, në Reshtan të Suharekës, ai është pritur nga një numër i madh i qytetarëve.
"Jehona e fitores së PDK-së ka filluar të përhapet gjithandej Kosovës,” deklaroi Hoxhaj, duke u zotuar për një qeverisje të përkushtuar dhe vizionare.
(Pjese speciale e marketingut)