Hoxhaj takon delegacionin britanik, thotë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është i barabartë me pavarësinë - NACIONALE

Hoxhaj takon delegacionin britanik, thotë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është i barabartë me pavarësinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka takuar një delegacion të deputetëve nga Mbritania e Madhe.

Në një postim, Hoxhaj ka vlerësuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO është i barabartë për nga rëndësia sikurse shpallja e pavarësisë.

“Në një botë të ndryshimit tektonik gjeopolitik, të kërcënimeve të Serbisë dhe Rusisë në Ballkan, anëtarësimi i Kosovës në NATO, është i rëndësisë së barabartë me pavarësinë e Kosovës, më 2008-ën” – ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të ngjashme