Hoxhaj: Në katër vitet mandat të VV-së viti i ri shkollor asnjëherë s`ka nisur me normalitet - NACIONALE

Hoxhaj: Në katër vitet mandat të VV-së viti i ri shkollor asnjëherë s`ka nisur me normalitet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti e PDK-së, Eliza Hoxha, sesionin vjeshtor në Kuvend e ka filluar me kritika ndaj MASHTI-it.

Ajo ka thënë se që katër vite me qeverisjen e VV-së asnjëherë viti shkollor nuk ka fillua me normalitet.

“Në katër vitet mandat të VV-së viti i ri shkollor asnjëherë nuk ka nisur me normalitet. Edhe ketë vit sikur vitin që shkoj dështimi për të siguruar mjetet apo për librat shkollore për mbi 250 mijë nxënës u përsërit edhe këtë vit me dashje dhe me plot vetëdije. Sot kur po flasim një pjesë e nxënësve nga klasa e parë deri në klasën e 9-të ende nuk i ka tekste shkollore në banka”, ka thënë Hoxhaj.

Ajo ka kritikuar MASHTI-n për dështim në këtë proces.

Sipas saj, ky proces duhet të hetohet nga prokuroria.

Lajme të ngjashme