Hoxha shpalos të dhënat e reja: Plani ishte “Aneksim total i veriut”, do të sulmonin nga 37 pozicione në veri - NACIONALE

Hoxha shpalos të dhënat e reja: Plani ishte “Aneksim total i veriut”, do të sulmonin nga 37 pozicione në veri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nga dokumente që kemi siguruar ishte planifikuar “aneksimi total i veriut” me 37 pozicione sulme anembanë veriut, ka thënë Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Sulmi ndaj shtetit të Kosovës “nuk u bë nga njerëz të thjeshtë” por me njerëz që kanë njohuri të përpiktë ushtarake e që për synim kishin “aneksimin total të veriut”.

“Nga ajo që kemi arritur përmes analizës nga ekspertët tonë kemi arritur në përfundim, se s’ka qenë veç sulm i thjesht terrorist, por ishte i niveleve ushtarake. Përgatitja nuk është bërë nga njerëz të thjeshtë, por njerëz me njohuri ushtarake që kanë planifikuar në përpikëri. Jo vecç qllim të vrajses së rreshterin Bunjaku apo marrjes së Banjskës, por plan ishte Aneksimi Total i Veriut. Në dokumente që i kemi siguruar ka plan për Aneksim Total”, ka thënë Hoxha.

Ky aneksim i planifikuar, Hoxha tha se ishte “e paraparë me 37 pozicione ku terroristët do rtë sulmonin policinë kosovare”.

Lajmi në përditësim...

Lajme të ngjashme