Hoxha i VV-së: Duhet të mendojmë e të veprojmë gjatë për t'i bindur të tjerët për drejtësinë tonë - NACIONALE

Hoxha i VV-së: Duhet të mendojmë e të veprojmë gjatë për t'i bindur të tjerët për drejtësinë tonë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe aktivisti i shquar i Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, ka bërë interpretimin e tij të ngjarjeve të fundit që shohin Qeverinë të mos jetë në koordinim të plotë me ShBA-të dhe me opozitën që kritikon për një gjë të tillë.

Sipas z. Hoxha, Kosova duhet të mendojë e veprojë gjatë për të bindur partnerët e saj “për drejtësinë tonë”.

Ana tjetër sipas tij është “ndrydhja e menjëhershme prej frikave abstrakte.”

Hoxha ka shtuar se nëse nuk ndodh “ky qëndrim pragmatik” atëherë përfaqësuesit politikë do të jenë thjesht “menaxhues të pazareve dhe korrupsionit të brendshëm.”

Kujtojmë se Dejona Mihali disa ditë më herët e kishte bërë një status të ashpër ku kishte shkruar se “Kosova s’i ka borxh askujt”.

Statusi i plotë:

Duhet të mendojmë e të veprojmë gjatë për të bindur të tjerët për drejtësinë tonë, e jo të ndrydhemi menjëherë prej frikave abstrakte. Ky është qëndrimi pragmatik.

Nëse nuk mbajmë këtë qëndrim, atëherë institucionet tona nuk do të jenë përfaqësuesit tanë politikë, por vetëm menaxhues të pazareve dhe korrupsionit të brendshëm.

Lajme të ngjashme