Hoxha e PDK-së në Kuvend: Bislimi sot me shishe ujë e goditi deputetin që nuk i bëri asgjë
Pas përplasjes fizike, ka filluar përsëri seanca e Kuvendit të Kosovës.
Nga grupi i PDK-së fjalim ka mbajtur deputjetja Eliza Hoxha.
Hoxha ka thënë se dhuna në Kuvend erdhi pasi u nxit nga zëvendëskryeminisitr, Besnik Bislimi.
“Sot nuk u gjujtë kurgja, sot u provokua me mjete demokratike performative, nxitja erdhi nga zvkryeministiri, Besnik Bislimi... kolegët tanë u mbrojtën nga sulmet e qeveritarëve” – ka thënë ajo.
“Sot me shishe ujë e goditi deputetin që nuk i bëri asgjë.” – ka thënë tutje.
Më tej, ajo ka pasur edhe dy pytje për kryeministrin, Albin Kurti dhe deputetët e VV-së.
“A të përfaqëson znj. Kusari me Radojçinin dhe a ju përfaqëson juve znj.Kusuari atë çfarë flet me Radojiçiqin e Simiqin?” – ka pyetur ajo.
