Hovenier pas takimit me Kurtin: Kryeministri të punojë me ne për ta zbatuar Asociacionin
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur pas takimit me kryeministritn e Kosovës, Albin Kurti në Qeverinë e Kosovës.
Hovenier ka kërkuar nga Kurti që të punojë më ta për të zbatuar Asociacionin.
“Ne i mirëpresim të dyja marrëveshjet e arritura. Ne kemi një kërkesë standarde që kryeministri të punojë me ne për zbatimin e Asociacionit.” – ka thënë Hovenier para gazetarëve pas përfundimit të takimit.
Më tej, ai ka thënë se për Amerikën pritjet janë të njejta që të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen.
Ndryshe Kurti sot u takua me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.
Kujtojmë se pas një takimi gati dymbëdhjetë orësh në Ohër të shtunën, Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord për një aneks zbatues të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Aty thuhet se Kosova dhe Serbia pranojnë se çdo mosrespektim i detyrimeve të tyre nga marrëveshja, kjo aneks ose marrëveshjet e kaluara të dialogut mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta negative për proceset e tyre përkatëse të anëtarësimit në BE dhe ndihmën financiare që marrin nga BE-ja.
