Hovenier pas dorëheqjes së tre policëve serbë: Po i përcjellim nga afër këto zhvillime - NACIONALE

Hovenier pas dorëheqjes së tre policëve serbë: Po i përcjellim nga afër këto zhvillime

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka reaguar ashpër pas dorëheqjes së tre policëve serbë nga Policia e Kosovës.

Ai ka shkruar se Policia ekziston për t’iu shërbyer të gjitha komuniteteve.

“Ndajmë plotësisht këto shqetësime dhe përsërisim përkushtimin tonë ndaj forcës policore multietnike të Kosovës. Siç e kam thënë shumë herë, Policia e Kosovës ekziston për t'i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe zyrtarët e saj duhet të jenë në gjendje të punojnë pa frikësime. Duke parë nga afër këto zhvillime”, ka shkruar Hovenier.

Ndryshe, shefi i EULEX-it bëri të ditur se 3 policë serbë të punësuar së fundmi në Policinë e Kosovës janë dorëhequr. Kjo si pasojë e presioneve dhe kërcënimeve.

Lajme të ngjashme