Hovenier paralajmëron për “aktorë të huaj keqdashës” që synojnë të minojnë demokracinë kosovare përmes përçarjeve etnike - NACIONALE

Hovenier paralajmëron për “aktorë të huaj keqdashës” që synojnë të minojnë demokracinë kosovare përmes përçarjeve etnike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në Kosovë ka aktorë të huaj keqdashës aktivë që duan të minojnë demokracinë duke i shfrytëzuar përçarjet etnike.

Kështu ka thënë ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në konferencën DISICON për integritetin e informacionit të organziuar nga NDI-ja.

“Nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë”, ka thënë Hovenieri, siç e citoi Radio Evropa e Lirë.

Hovenier kujtoi një video e audioincizim të montuar që ishte shpërndarë në rrjete sociale për gjoja-bisedë telefonike me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Fatmirësisht, jo shumë njerëz e morën seriozisht… Por, fakti që një aktor shkroi një skenar, përgatiti një skenar, krijoi një regjistrim krejtësisht të dizajnuar për të mbjellë mosbesim dhe shqetësim në komunitetin serb dhe e publikoi atë në rrjetet sociale, është një tregues i këtij problemi”, theksoi ambasadori amerikan.

Lajme të ngjashme