Hovenier në Ditën e Zisë: Vrasjet e fundit nënvizojnë nevojën urgjente për të parandaluar format e dhunës ndaj grave - NACIONALE

Hovenier në Ditën e Zisë: Vrasjet e fundit nënvizojnë nevojën urgjente për të parandaluar format e dhunës ndaj grave

2 javë më parë

nga NACIONALE

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka publikuar fotografi të flamurit të SHBA-së në objektin e ambasadës amerikane në Prishtinë, i cili është ulur në gjysmështizë për nder të Ditës së Zisë në Kosovë.

Hovenier ka thënë se sot nderohen dhe kujtohen të gjitha viktimat e femicidit dhe të gjitha gratë kosovare që janë viktima të dhunës në familje.

AI ka thënë se raste e fundit të vrasje së grave tregojnë nevojnë urgjente oër të parandaluar format e dhunës ndaj tyre.

Sot, ne qëndrojmë me popullin e Kosovës në shënimin e Ditës Kombëtare të Zisë, duke nderuar dhe kujtuar viktimat e femicideve dhe të gjitha gratë kosovare që janë viktima të dhunës në familje. Vrasjet dhe aktet e fundit të dhunës në familje nënvizojnë nevojën urgjente për të bërë më shumë për të trajtuar dhe parandaluar të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave. Ne duhet të përpiqemi të ndërtojmë shoqëri ku çdo individ mund të jetojë pa frikë dhe dëm.” – ka shkruar ai në rrjetin social “X” i njohur më parë si Twitter.

Lajme të ngjashme