Hovenier: Kurtit ia ritheksuam rëndësinë e themelimit të Asociacionit
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se kanë pasur një bisedë të frytshme me shefen e USAID, Samantha Poëer dhe kryeministrin Albin Kurti.
Poëer qëndroi sot për vizitë në Kosovë, ku u takua edhe me shefin e Qeverisë së Kosovës.
Ndërkohë, në shkrimin e tij, Hovenier ka thënë se janë të inkurajuar tek shohin lëvizjet e Kosovës kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit.
Megjithatë, ai tha se në takim kanë ritheksuar rëndësine e themeilimit të Asociacionit.
“Ne ritheksuam rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjeve të Dialogut, duke përfshirë themelimin e Asoicacionit.” – thuhet mes tjerash në shkrimin e tij.
Fruitful conversation with Administrator @PowerUSAID and PM @AlbinKurti. Encouraged to see Kosovo’s continued forward movement, especially anti-corruption & rule of law. We reiterated the importance of full implementation of Dialogue agreements, including on establishing the ASM. https://t.co/3rRRMRceOb
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 12, 2023
Ndërkohë, edhe vetë zyrtarja amerikane gjatë vizitës së saj në Prishtinë përmendi se përqëndrimi tash për tash, është Asociacioni.
“Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara në zbatimin e kornizës së normalizimit të marrëdhënieve dhe arritjes së normalizimit. Gjithmonë ka qenë qëndrimi i Shteteve të Bashkuara se kjo duhet të rezultojë në njohje të ndërsjellë, e cila natyrisht se mbetet ende pozicioni ynë. Por, tash për tash, përqendrimin e veçantë e kemi sjellur te Asociacioni i Komunave të banuara me shumicë serbe, si dhe rëndësinë që serbët e Kosovës të kthehen në institucione sepse kjo do të jetë tejet e rëndësishme që gjërat të jenë stabile dhe normalizimi të ec para.” – ka thënë ajo.
