Hovenier: Jemi të frymëzuar për demokracinë e gjallë që ka arritur populli i Kosovës
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, edhe sot ka shkruar për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.
Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se janë krenarë për mbështetjen e tyre ndaj Kosovës.
Sipas tij, ata janë të frymëzuar nga demokracia që ka arritur populli kosovarë.
Tutje, ai ka theksuar se SHBA-ja 15 vjet më parë e ka njohur zyrtarisht Kosovën.
“#Këtë Ditë të vitit 2008, Shtetet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Kosovën. 15 vjet më vonë, ne jemi krenarë për mbështetjen tonë dhe të frymëzuar nga demokracia e gjallë dhe e lulëzuar që ka arritur populli i Kosovës”, ka shkruar Hovenier.
#OnThisDay in 2008, the United States formally recognized Kosovo. 15 years later, we are proud of our support and inspired by the vibrant, flourishing democracy the people of Kosovo have achieved. pic.twitter.com/XEkGmU8su2
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 18, 2023
