Hoti: Veprimet duhet të jenë të menduara dhe të koordinuara më miqtë ndërkombëtar - NACIONALE

Hoti: Veprimet duhet të jenë të menduara dhe të koordinuara më miqtë ndërkombëtar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar për situatën e krijuar në veri të vendit.

Hoti, ka thënë se është e rëndësishme që në tërë Kosovën të ketë rend dhe ligj, por vendimet duhet të jenë të menduara dhe në koordinim më miqtë e Kosovës.

‘’Ligj dhe rend në të gjithë Kosovën. Edhe në veri. Por veprimet të jenë të menduara dhe të përgatitura mirë. Në veçanti dhe DOMOSDOSHMËRISHT të koordinuara me miqtë e Kosovës.’’- ka deklaruar Hoti.

Kujtojmë se në mëngjesin e sotëm në veri të vendit është lëshuar alarmi i njohur si “Uzbuna”, ku qindra serbë janë mbledhur në komunat e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

Lajme të ngjashme