Hoti uron Shqipërinë për hapjen e kapitujve: Që dy vjet nuk ka mbledhje të përbashkëta
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitujve për anëtarësim në BE.
Hoti në anën tjetër, ka kujtuar se që 2 vjet nuk ka mbledhje të përbashkëta mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Postimi:
Shqipëria hapi kapitujt për anëtarësim në BE
Kjo është arritje e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë shqiptarët. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO i ka vendosur gjithë shqiptarët në rajon nën mbrojtjen e NATO-s. Me anëtarësimin e Shqipërisë në BE fuqizohemi politikisht dhe ekonomikisht.
Urime Shqipërisë, Qeverisë së Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve!
Në anën tjeter, ka dy vite që nuk ka mbledhje të përbashkëta të dy Qeverive për të avancuar më tutje harmonizimin e politikave ekonomike e sociale, arsimore e shëndetësore, ambientale, energjetike e infrastrukturore.