Hoti: Qeveria ka injoruar arsimtarët, mjekët, policët, pensionistët e shërbyesit civilë - NACIONALE

Hoti: Qeveria ka injoruar arsimtarët, mjekët, policët, pensionistët e shërbyesit civilë

3 javë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti ka shkruar në lidhje me dëmshpërblimin me 8.5 milionë euro për shkakt të inflacionit për kompanitë që kanë pasur kontrata me shtetin.

Ndërsa sipas tij edhe përkundër rezulutave të opozitës, nuk janë përkrahur nga Qeveria kategoritë si arsimtarët, mjekët, policët, pensionistët e shërbyesit civilë.

E plotë:

Sipas raportit të buxhetit për vitin 2023, kompanitë që kanë pasur kontrata me shtetin janë dëmshpërblyer me 8.5 mil euro për shkak të inflacionit.

Por kjo nuk ka ndodhur për mijëra arsimtarë, mjekë, policë, shërbyes civil, ushtarë, pensionisë, familje në asistencë, veteranë të luftës e kategori të tjera.

Për të gjitha këto kategori, të ardhurat reale janë ulur për shkak të inflacionit.

Pavarësisht rritjes së të hyrave buxhetore që vinte nga rritja e çmimeve, dhe rezolutave të opozitës, qeveria i ka injoruar këto kategori.

Lajme të ngjashme