Hoti publikon shifrat dhe thotë se "trendi rënës i ekonomisë po vazhdon": Pa zot shtëpie - NACIONALE

Hoti publikon shifrat dhe thotë se "trendi rënës i ekonomisë po vazhdon": Pa zot shtëpie

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës aktualisht deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka paraqitur shifrat që sipas tij, tregojnë që trendi i rënies ekonomike po vazhdon gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.

Hoti ka thënë se rritja ekonomike është ulur për shkak që në Kosovë nuk ka “zot shtëpie” që kujdeset për ekonominë dhe që bashkëpunon me sektorin privat.

Tutje, ai ka thënë se kjo ka qenë e pritshme pasi që qeveria nuk ka asnjë politkë ekonomike fiskale.

Krejt në fund, Hoti ka theksuar se qeveria është e fokusuar në subvencione, të cilat mundësojnë mbijetesë por jo zhvillim.

Shkrimi i plotë:

Trendi rënës i ekonomisë po vazhdon gjatë gjithë mandatit të kësaj qeverie – që nga tremujori i dytë i vitit 2021 kur e nisën mandatin.

Pa zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e bashkëpunon me sektorin privat, rritja ekonomike është shafitur në nivele të ulëta që as amortizimi i kapitalit nuk mbulohet.

Kjo ka qenë e pritshme. Në tri vite të qeverisjes, nuk ka asnjë politikë ekonomike e fiskale që siguron punësim e prodhim të qëndrueshëm. Investimet publike në tri vitet e fundit janë tkurrur jashtëzakonisht shumë. E gjithë politika ekonomike është reduktuar në subvencione, të cilat mundësojnë mbijetesë, por jo zhvillim.

Lajme të ngjashme