Hoti publikon dokumentet: Këtë viti tatimi në pronë 60% më i lartë se në 2021 - NACIONALE

Hoti publikon dokumentet: Këtë viti tatimi në pronë 60% më i lartë se në 2021

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti Avdullah Hoti ka thënë se fatura e tatimit në pronë është rritur për 60 për qind krahasuar me vitin 2021, duke publikuar edhe një dokument.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se qytetarët po i vuajnë pasojat e qeverisjes katër vjeçare të kryeministrit Albin Kurti.

“Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë.

Në një rast konkret, fatura është 60% më e lartë krahasuar me vitin 2021.

Pasojat e qeverisjes së mbrapshtë 4-vjeçare po i vuajnë qytetarët me rritje të tatimit në pronë, me shtrenjtim të energjisë elektrike dhe të shportës së konsumit të përditshëm” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme