Hoti publikon disa shifra: Kosova do të përsojë kolaps ekonomik me këtë Qeveri
Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka publikuar disa shifra krahasimore, përmes së cilave, ka thënë se “Kosova do të pësojë kolaps ekonomik me këtë qeverisje”.
Në një shkrim në Facebook, Hoti ka deklaruar se Kosova ka filluar ta ndjejë “kolapsin demografik me emigrimin masiv në dy vitet e fundit”.
Postimi i plotë:
Shifrat flasin vetë. Kosova do të pësojë kolaps ekonomik me këtë qeverisje. Kolapsin demografik Kosova ka filluar ta ndjejë me emigrimin masiv në dy vitet e fundit.
(Të dhënat janë nga Agjencia e Statistikave bazuar në raportin për llogaritë qeveritare 2015-2022.)