Hoti përkujton njohjen e Kosovës nga Izraeli: Ka qenë historike se ka ndodhur drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë - NACIONALE

Hoti përkujton njohjen e Kosovës nga Izraeli: Ka qenë historike se ka ndodhur drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se njohja e Izraelit ka qenë historike për faktin se ka ndodhur drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka shkuar në një vizitë zyrtare në Izrael.

Ai ka thënë se duhet të punojmë më shumë që marrëdhëniet e Kosovës me Izraelin të jenë shumë të ngushta, në veçanti në sferën ekonomike ku mundësitë janë të pafundme.

Postimi i plotë:

Sot arrita në Izrael në vizitën zyrtare të Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael të Kuvendit të Kosovës.

Në dy ditët në vijim, bashkë me kolegët e Grupit të Miqësisë, do të takojmë Kryetarin e Kuvendit të Izraelit, Komisionin për Politikë të Jashtme dhe Grupin homolog të Miqësisë. Do të vizitojmë disa qendra për hulumtime strategjike dhe të sigurisë në Jerusalem.

Në këtë vizitë historike në Izrael na bashkohen edhe një grup i bizneseve të Kosovës, të cilat do të vizitojnë odat ekonomike në Izrael dhe do të zhvillojnë takime individuale me biznese për të parë mundësitë e bashkëpunimit. Delegacioni i bizneseve është nën organizimin e Odës Ekonomike Kosovë-Izrael, që operon tash e një vit në Prishtinë.

Jam shumë i kënaqur që kjo vizitë po bëhet realitet. Njohja e Kosovës nga Izraeli ka qenë historike edhe për faktin se ka ndodhur drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë. Tani na duhet të punojmë shumë që marrëdhëniet e Kosovës me Izraelin të jenë shumë të ngushta, në veçanti në sferën ekonomike ku mundësitë janë të pafundme.

Si Kryetar i Grupit të Miqësisë, unë do të jem shumë i angazhuar dhe do të punoj me të gjitha palët që kjo të arrihet sa më parë.

Lajme të ngjashme