Hoti pasi raporti i FH përmendi Ligjin për Tatimin në Pronë: Dy raporte ndërkombëtare kritikojnë rëndë qeverinë - NACIONALE

Hoti pasi raporti i FH përmendi Ligjin për Tatimin në Pronë: Dy raporte ndërkombëtare kritikojnë rëndë qeverinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Organizata Freedom House ka publikuar raportin për Kosovën, në të cilën është përmendur edhe përplasja e Qeverisë Kurti me komunat dhe Ligji për Tatimin në Pronë e Paluajtshme.

Lidhur më këtë ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili ka thënë Qeveria është kritikuar edhe nga raporti i Freedom House.

Brenda dy ditëve, dy raporte ndërkombëtare kritikojnë rëndë qeverinë: - Departamenti Amerikan i Shtetit dhe - Freedom House.”

Kritikat nuk janë vetëm për efikasitetin e qeverisjes, që është sfidë edhe për vendet e zhvilluara. Kritikat janë për korrupsion serioz qeveritar, përfshirje e qeverisë në kërcënimin e mediave, përfshirjen e qeverisë në intimidim të gjyqësorit, kapje e institucioneve të pavarura nga militantët partiakë, cenim i funksionimit demokratik të institucioneve, mungesë e konsultimeve publike të ligjeve me palët që ndikohen nga ato ligje e shumë vërejtje të tjera.” – ka shkruar ai në Facebook.

Freedom House ka theksuar përplasjen për shkak të vendimit të Ministrisë së Financave, për ndryshimin e Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.

Aty thuhet se Ministria e Financave ndryshimin e Ligjit e ka bërë pa ndjekur procedurat e duhura dhe pa konsultime paraprake.

Gjatë gjithë vitit 2023, çarjet ndërmjet qeverisë dhe bashkive ishin kryesisht të lidhura me planifikimin buxhetor. Politika dhe rivaliteti partiak shpesh dominonte në këto debate, pasi Vetëvendosje gëzonte shumicën në nivelin qendror, por udhëhoqi vetëm katër komuna nga 35. Në shkurt, Ministria e Financave ndryshoi Ligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme për të rritur ndjeshëm taksën në pronë në vitin 2023. Ky proces u zhvillua pa ndjekur procedurat e duhura dhe pa pasur konsultime paraprake me komunat.” – thuhet në raport.

Lajme të ngjashme