Hoti kritikon rritjen e tatimit në pronë: Si arsyetohet kjo në krizën më të madhe të çmimeve?
Deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar vendimin e Ministrisë së Financave për dyfishimin e tatimit në pronë.
Ai ka thënë se ngritja e tatimit nuk mund të arsyetohet në kohën kur kriza e rritje së çmimeve është me e madhja në 15 vitet e fundit.
Në profilin e tij në “Faceboook”, ai ka shkruar se 85 mijë të punësuar në sektprin publik nuk e dinë sa do ta kenë pagën në shkurt, por e dinë se faturat e tatimit në pronë i kanë të dyfishuara.
“Qeveritarët e nisin vitin mbarë!!! I dyfishojnë faturat e tatimit në pronë, në veçanti për zonat urbane. Si arsyetohet kjo në krizën më të madhe të çmimeve në 15 vitet e fundit?! 85 mijë të punësuar nuk e dinë sa do ta kenë pagën në shkurt, por e dinë se faturat e tatimit në pronë i kanë të dyfishuara”, ka shkruar ai.
Sipas tij, qeveria po e keqinterpreton ligjin.
“Ligji sigurisht se kërkon ri-vlerësim të rregullt të vlerës së tregut të pronave. Por, ri-vlerësimi bëhet në kontekst të zhvillimeve ekonomike dhe sociale në vend, si dhe analizohet me kujdes se kur është koha e përshtatshme që kjo të reflektohet në faturat për qytetarët”, ka shkruar ai.