Hoti kritikon “reformën fiskale” të qeverisjes LVV-Guxo: Kanë bërë ligje e ndërhyrje kontradiktore kundër biznesit - NACIONALE

Hoti kritikon “reformën fiskale” të qeverisjes LVV-Guxo: Kanë bërë ligje e ndërhyrje kontradiktore kundër biznesit

3 javë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpr reformën fiskale të Qeverisë Kurti apo siç i thotë ai, “qeverisja LVV-Guxo”.

Ai ka thënë se Qeveria Kurti ka bërë ligje e ndërhyrje kontradiktore kundër biznesit dhe parimeve të ekonomisë së tregut të lirë social.

Tutje, Hoti ka theksuar se Qeveria e ardhshme do të ketë punë për sanimin e dëmeve që ka shkaktuar qeveria aktuale.

Reagimi i tij:

Ja “reforma fiskale” e Qeverisjes LVV-Guxo

Sipas ligjit të ri për procedurat tatimore, nëse biznesi ka paguar më shumë TVSH në administratën tatimore, nuk mund ta shfrytëzojë atë kreditim tatimor mbi 3 vjet. Sapo të kalojë periudha 3-vjeçare ajo shumë e parapagimit tatimor për biznesin është e humbur.

Ndërkaq, pagesat e tepërta të tatimit në fitim për periudhën mbi 3-vjeçare nuk mund të rimbursohen e as të transferohen në obligime të tjera tatimore që biznesi ka ndaj shtetit.

Ky është rezultati i ‘reformave tatimore’ kur ato bëhen pa debat publik shterues dhe miratohen me procedura të përshpejtuara në Kuvend.

Qeveria e ardhshme ka shumë punë për sanimin e dëmeve të shkaktuar me ligje e ndërhyrje kontradiktore kundër biznesit dhe parimeve të ekonomisë së tregut të lirë social.

Lajme të ngjashme