Hoti kritikon Qeverinë Kurti: Ndërhyrjet në institucione të pavarura po e dëmtojnë ekonominë - NACIONALE

Hoti kritikon Qeverinë Kurti: Ndërhyrjet në institucione të pavarura po e dëmtojnë ekonominë

4 javë më parë

nga NACIONALE

Avdullah Hoti, deputet i LDK-së, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Në shkrimin e tij, Hoti ka theksuar se ndërhyrjet e Qeverisë Kurti në institucione të pavarura po e dëmtojnë ekonominë.

“Ndërhyrjet e Qeverisë në institucione të pavarura po e dëmtojnë ekonominë, po e përkeqësojnë ambientin për biznes dhe po dërgojnë sinjale shumë negative për investitorët vendorë dhe të jashtëm.” – ka theksuar ai.

Tutje, Hoti ka shkruar edhe se si përmirësohet ambienti për biznes.

“Ambienti për biznes përmirësohet duke ofruar siguri dhe qartësi ligjore. Për biznesin është jetike që të ketë parashikueshmëri në veprime ekzekutive të Qeverisë dhe në politika ekonomike e nisma ligjore” – ka shkruar Hoti.

Lajme të ngjashme