Hoti kritikon presidenten Osmani: I mashtron amerikanët në takime të mbyllura - NACIONALE

Hoti kritikon presidenten Osmani: I mashtron amerikanët në takime të mbyllura

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Avdullah Hoti, deputet i LDK-së, mbrëmë ishte i ftuar në Klan Kosova te emisioni “Rubikon”. Në këtë emision, Hoti tha se Lista Guxo nuk figuron fare në terrenin politik.

Në analizën e tij, Hoti tha se Lista Guxo dhe presidentja Vjosa Osmani janë bërë “argatë të së keqes në Kosovë”.

Gjatë këtyre katër viteve, këta janë bë argatë të së keqes për shtetin e Kosovës, Lista Guxo. Nga presidentja, nga ministrat dhe nga deputetët e tyre, pa asnjë dyshim. Me gjithë këto zhvillime, në veçanit me aleatët, por edhe me veprimet brenda, në ligjet antikushtetuese të vazhdueshme, me veprimet antikushtetuese të vazhdueshme, me ndërhyrjen në dretjësi, te mediet e pavarura, te bizneset, nuk kemi pasur zë të qartë të presidentes në mbrojte të tyre” – tha Hoti.

Ndërsa moderatori Adriatik Kelmendi i tha se “megjithatë, nga përfaqësuesit e lartë amerikanë, presidentja po shihet si partnerja kryesore e ShBA-së në Kosovë”.

I mashtron ata në takime të mbyllura, siç bënë edhe Kurti” – tha ai.

Lajme të ngjashme