Hoti kritikon Kurtin: Në vend se të koordinohet me aleatët për NATO-n, kërkon trupa shtesë nga Britania - NACIONALE

Hoti kritikon Kurtin: Në vend se të koordinohet me aleatët për NATO-n, kërkon trupa shtesë nga Britania

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Avdullah Hoti, deputet i LDK-së, ka kritikuar Qeverinë Kurti në lidhje me çështjen e sigurisë.

Hoti ka shkruar se në vend që kryeministri Albin Kurti të koordinohet me aleatët për anëtarësimin e Kosovës në NATO, ai kërkon nga Britania të dërgojë më shumë trupa në Koosvë.

“Në vend që të angazhohet në rritjen e kapaciteteve të ushtrisë së Kosovës sipas planit 10-vjeçar, të ndahet buxheti së paku 2% të Produktit të Brendshëm Bruto, të koordinohet me aleatët për anëtarësimin e Kosovës në NATO, të fuqizoj aleancat me miqtë, të siguroj bashkëpunim vëllazëror me Shqipërinë, kryeministri kërkon nga Britania të dërgojë më shumë trupa në Kosovës për të ndaluar ndonjë sulm të mundshëm të Serbisë.” – ka shkruar Hoti.

Lajme të ngjashme