Hoti ia qet kundërthëniet Kurtit: Thirrje për investitorë dhe paralajmërime për konflikt nuk shkojnë bashkë - NACIONALE

Hoti ia qet kundërthëniet Kurtit: Thirrje për investitorë dhe paralajmërime për konflikt nuk shkojnë bashkë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës tash deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka vënë në pah deklarimet kundërthënëse të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në forumin ekonomik në Davos të Zvicrës.

Hoti ka thënë se nuk mund të bëhet thirrje për investitorë ndërsa në tryezë tjetër flet për konflikt.

Ai ka kritikuar Kurtin edhe për ndarjen e 58 mijë eurove për një minikonferencë për investime.

Kah na shpie kjo qasje në fushën e politikës dhe të ekonomisë?!” – ka pyetur Hoti në Facebook.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Davos: Thirrje për investitorë dhe paralajmërime për konflikt nuk shkojnë bashkë

Shkon në Davos dhe e organizon një minikonferencë për investime, për të cilën e paguan një kompani konsulente 58,341.19 franga zvicerane pa asnjë procedurë prokurimi.

Por, në dhomën tjetër, kërkon nja 70 trupa më shumë të KFOR-it nga Finlanda, edhe pse KFOR-i e rrit dhe e zvogëlon numrin e ushtarëve brenda natës sipas nevojës që ka.

Çfarë mesazhe janë këto dhe çfarë promovimi i investimeve është ky?!

Kush po e këshillon kështu?!

Kah na shpie kjo qasje në fushën e politikës dhe të ekonomisë?!

Lajme të ngjashme