"Mashtruesit...", Hoti i përgjigjet Kurtit për buxhetin: E qepe thesin për shqiptarët, e hape për serbët
Deputeti i LDK-së dhe ish-kryeministrit Avdullah Hoti, ka reaguar pas intervistës së Albin Kurtin për televizionin kosovar, TV Dukagjini.
Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se kryeministrit Kurti po krenohet për qepjen e thesit të shqyer, por një gjë e tillë ka ndodhur vetëm për shqiptarët. Për jo edhe serbët e veriut.
Ai ka thënë se për serbët e kanë hapur thesin, duke ua paguar shpenzimet e energjisë elektrike.
“Krenohen se u teproi buxheti në fund të vitit 2022, sepse "e kanë qepur thesin e shqyer". Por “qepja e thesit” ndodhi vetëm për shqiptarët. E për serbët në veri e hapën thesin — 98 mil euro paguan për ta për energjinë.
Mashtruesit kanë emër!”, ka shkruar Hoti.
Çfarë tha kryeministrit Kurti për suksesin në ekonomi?
Kryeministri Kurti ka përmendur të hyrat tatimore dhe deficitin buxhetor të vitit 2022 duke i krahasuar me vitit 2020.
Ai tutje ka thënë se nëse menaxhimi është ‘sikurse ka qenë në Qeverinë Hoti’, atëherë më mirë ‘unë të mos jam menaxher’.
“Çfarë të them unë tani, jam duke e menaxhuar Qeverinë e Kosovës në ditët më të mira që janë bërë si rezultat i pikërisht kësaj qeverisje. Në verën e viti 2020, 1,5 miliardë të hyra pas dy vjetësh të qeverisjes sime 2.5 miliardë. Unë po flas me shifra ndërkaq, kush dëshiron të krijojë atmosferë negative le ta bëjë, unë po flas me fakte, po flas me të dhëna”, është shprehur Kurti.
“Deficiti buxhetor në vitin 2020 ka qenë mbi 500 milionë euro ndërkaq, në vitin e kaluar është më pak se 50 milionë euro, 11 herë e kemi zvogëluar deficitin buxhetor, çfarë keqmenaxhimi ose mosmenaxhimi mund ta sjellë ketë. Nëse menaxhimi është siç ka qenë qeveria Hoti, ose qeveritë e mëhershme atëherë unë më mirë është të mos jem menaxher. Por, unë besoj pikërisht si menaxher kryesor jemi duke bërë punë shumë të mira. Tash punë e mbarë mu më kanë thënë shumë qytetarë tërë jetën”, ka thënë tutje ai.
Kurti foli edhe rreth ekonomisë, duke deklaruar se për këto dy vite janë hapur 40 mijë vende të reja të punës.
“Unë nuk kam ardhur në qeverisje duke ju thënë do t’ua rrisim rrogën, kështu kanë ardhur ata paraprakët. Unë kam thënë punë dhe drejtësi. Sa i përket punës, janë gjatë këtyre dy viteve rreth 40 mijë vendeve të punës shtesë në tregun e punës. Tjerët kanë premtu 200 mijë, s’i kanë bë as 2 mijë, janë 40 mijë në këto dy vite, që është vit me pandemi, Covid-19, që është vit me krizën energjetike dhe të tjera të shkaktuar iflacionare të shkaktuar pas agresionit të Rusisë në Ukrainë” – deklaroi Kurti, transmeton Nacionale.

