Hoti: I katërti vit me radhë i humbur në investime kapitale, dembeli dhe mungesë e kompetencës të ministrave
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se po bëhet viti i katërt i humbur në investime kapitale.
Hoti ka prezantuar shifrat e investimeve kapitale të disa ministrive, ku në përiudhën 9 mujorre janë realizuar vetëm 36 për qind apo 325 milionë euro nga 913 milionë sa janë ndarë për këtë kategori.
“Realizimi tepër i ulët, në veçanti nga disa ministri, tregon dembelinë dhe mungesën e kompetencës të ministrave, si dhe dështimin e Kryeministrit për mbikëqyrjen e punës e ministrave.” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.
Shkrimi i plotë:
I katërti vit me radhë i humbur në investime kapitale
Në periudhën 9-mujore, realizimi është vetëm 36%. Janë shpenzuar 325 mil euro, nga 913 mil euro të parapara në buxhet.
Realizimi tepër i ulët, në veçanti nga disa ministri, tregon dembelinë dhe mungesën e kompetencës të ministrave, si dhe dështimin e Kryeministrit për mbikëqyrjen e punës e ministrave.
Ja disa ministri me realizim shumë të ulët:
- Ministria e Industrisë 4%;
- Ministria e Drejtësisë 4%;
- Ministria e Financave 7%;
- Ministria e Bujqësisë 7%;
- Ministria e Arsimit 16%;
- Ministria e Ekonomisë 16%;
- Ministria e Shëndetësisë 19%;
- Ministria e Brendshme 20%;
- Ministria e Kulturës 34%;
Ja tabela e realizimit ë investimeve kapitale të Ministrisë së Bujqësisë. Jo vetëm që shuma e investimeve kapitale në bujqësi është tepër e ulët, vetëm 3.8 mil euro, por edhe ato nuk realizohen. Nuk ka asnjë investim për ujitje të tokave bujqësore.