Hoti i ashpër pas deklaratës së Kurtit se ka Asociacion: Mashtruesit, të pabesët - NACIONALE

Hoti i ashpër pas deklaratës së Kurtit se ka Asociacion: Mashtruesit, të pabesët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti i ka reaguar ashpër kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, pas konfirmimit të tij që në marrëveshje me Serbinë përfshihet edhe Asociacioni.

I ftuar në RTK, Kurti u pyet rreth Asociacionit, ku e dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, me “ka Asocicacion”, e kësaj deklarate i reagoi menjëherë Hoti, ku me një postim në Facebook iu drejtua qeverisë si mashtrues e të pabesë.

“A paska Asociacion?! Mashtruesit. Të pabesët.”- ka shkruar Hoti.

Kujtojmë se Kurti në RTK u shpreh më fjalët:

“Ka Asociacion, neni 10 thotë që të dy palët e konfirmojnë obligimin e tyre për të zbatuar marrëveshjet e kaluara, të cilat ngelen valide dhe të obligueshme. Pra 39 marrëveshje janë, prej 2 korrikut të vitit 2011 deri më 25 gusht të 2015, për diç më shumë se 4 vite, janë 39 marrëveshje.”

Lajme të ngjashme