Hoti: Nga "as asi, as ksi", në "ksi me vetëmenaxhim" - i mashtruan njerëzit me parulla - NACIONALE

Hoti: Nga "as asi, as ksi", në "ksi me vetëmenaxhim" - i mashtruan njerëzit me parulla

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar qeveritarët për marrëveshjen e Ohrit dhe dakordimin që kërkon sigurimin e një niveli të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë.

Hoti, i cili ishte kryeministër në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Uashingtonit, ka vënë theksin tek deklaratat e disa eksponentëve të pushtetit para 18 marsit, duke i akuzuar ata për mashtrimin e popullit me parulla kundër demarkacionit dhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

"Nga "as asi, as ksi", në "ksi me vetëmenaxhim". I mashtruan njerëzit me parulla kundër demarkacionit dhe asociacionit për të ardhur në pushtet. Kur erdhën në pushtet pranojnë të shkojnë përtej, duke ardhur deri tek “vetëmenaxhimi”." - ka shkruar Hoti në një postim në rrjetin social Facebook.

Përkundër këtyre kritikave, qeveria e Kosovës vazhdon të mbështesë marrëveshjen e Ohrit si një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Lajme të ngjashme