Hoti fton Qeverinë të ndajë një shumë fikse për familjet e prekura nga vërshimet - NACIONALE

Hoti fton Qeverinë të ndajë një shumë fikse për familjet e prekura nga vërshimet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reguar edhe njëherë për vërshimet që janë bërë në Kosovë e që akoma nuk është ndarë ndonjë shumë për to nga Qeveria.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në mbledhjën e sotme të Qeverisë, janë marrë shumë vendime, po asnjë lidhur me vërshimet dhe për familjet që janë prekur nga këto vërshime.

Shumë vendime qenkan marrë në mbledhjen e Qeverisë sot, por asnjë cent nuk qenka ndarë për kompensimin e familjeve që pësuan nga vërshimet në Skënderaj, Klinë, Istog, Mitrovicë e komuna të tjera. Rezerva shtetërore është për situata kur ndodhin shpenzime të paparashikuara”, ka thënë Hoti.

Ai tutje ka ftuar Qeverinë që të ndajë një shumë fikse për familjet së paku për gjërat elementarë përfshirë këtu shporet, frigorifer, shtrat, tepihë dhe ushqime bazike

Disa familje kanë humbur edhe rrobat e trupit. Ka familje me të moshuar e fëmijë shumë të vegjël, të cilët nuk mund të kthehen në shtëpitë e vërshuara pa u meremetuar plotësisht. Asnjë meremetim nuk mund të bëhet në këto kushte atmosferike”, ka thënë tutje ai.

Hoti, gjithashtu ka thënë se ka kohë për vlerësim të detajuar të dëmeve, si në ekonomitë shtëpiake, ashtu edhe në biznese e bujqësi.

Lajme të ngjashme