Holanda njoftoi dërgimin e sistemit raketor Patriot tek ukrainasit - NACIONALE

Holanda njoftoi dërgimin e sistemit raketor Patriot tek ukrainasit

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Holanda do të dërgojë sistemin e mbrojtjes raketore Patriot në Ukrainë, njoftoi agjencia holandeze e lajmeve ANP, duke cituar kryeministrin Marko Rutte.

Rutte aktualisht ndodhet në Uashington ku u takua me presidentin amerikan Joe Biden. Rutte njoftoi se do të marrë pjesë në nismën amerikano-gjermane për dërgimin e sistemeve të mbrojtjes në Ukrainë.

Holanda njoftoi 2.5 miliardë euro shtesë për të mbështetur Ukrainën

Kryeministri holandez konfirmoi se më parë kishte diskutuar vendimin me telefon me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. "Unë mendoj se është e rëndësishme që ne t'i bashkohemi dhe këtë mëngjes kam biseduar me Olaf Scholz nga Gjermania," tha Rutte gjatë takimit me Biden, raporton Reuters.

Përpara fillimit të takimit në Shtëpinë e Bardhë, Biden theksoi se mezi priste të diskutonte mënyrat për të forcuar zinxhirin e furnizimit. Udhëheqësi amerikan falënderoi gjithashtu Rutte që ishte "shumë i vendosur" në mbështetjen e tij për Ukrainën. Rutte përsëriti se Holanda ka vendosur të shpenzojë 2.5 miliardë euro shtesë për të mbështetur Ukrainën, të cilën qeveria holandeze e kishte njoftuar tashmë më herët. /Nacionale/

Lajme të ngjashme